Kandidati humbës në zgjedhjet për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia deklaroi sot se demokratët nuk i braktisën dhe votat e tyre janë aty.
Në një prononcim për mediat para nisjes së mbledhjes në selinë blu, Spahia tha se për humbjen është fajtor kryeministri Edi Rama.
“Do bëjmë një analizë tani. Krimi i organizuar dhe i mbështetur e i orientuar nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
Votat e anëtarësisë aty janë. Ka rritje dhe përfshirje të institucioneve të shtetit me të gjitha forcave.
Po t’i lexoni shifrat, votat e demokratëve janë aty”, tha Spahia.
Bardh Spahia humbi zyrtarisht garën për drejtimin e qytetit për katër vitet e ardhshme, me një diferencë prej mbi 10 mijë votash me kandidatin socialist Benet Beci.
Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Beci grumbulloi gati 40 mijë vota, ndërsa Spahia rreth 22500.
Kjo është hera e parë që kjo bashki fitohet nga Partia Socialiste që prej vendosjes së pluralizmit politik në vendin tonë.
Lini një Përgjigje