TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2023, 12:42

Preç Zogaj: Ka vetëm një mënyrë sesi mund të bashkohet Partia Demokratike

Shkruar nga Pamfleti
Preç Zogaj: Ka vetëm një mënyrë sesi mund të
Preç Zogaj

Analisti Preç Zogaj ka komentuar humbjen e zgjedhjeve loakle nga opozita dhe situatën në Partinë Demokratike.

Për sa i përket bashkimit të Partisë Demokratike, Zogaj u shpreh skeptik dhe tha se një gjë të tillë e sheh si të pamundur.

Ai nënvizoi se bashkimi i PD-së mund të ndodhë vetëm në rastin kur krerët që e përfaqësojnë atë, të lenë egot dhe interesat personale dhe të bashkohen për interesin e demokratëve dhe të rrotacionit.

“Partia Demokratike mund të dalë sërish si një alternativë e bashkuar nëse krerët që e përfaqësojnë atë, vënë interesat e demokratëve, interest e rrotacionit dhe të demokracisë mbi egon e tyre, mbi interesat e tyre, mbi çështjet e tyre personale. Në momentin kur ky raport është në kahun e kundërt atëherë mund të ndodhë bashimi. Është një vijë ndarëvse në PD e vendosur me kohë që u theksua dhe me vota. Edhe zgjedhjet fotografojnë një vijë ndarëse. Është një vijë ndarëse në raport të marrëdhënieve me Perëndimin”, tha Zogaj.Zogaj shtoi se mendimi i tij është që partitë e opozitës, të rriten në habitatin e tyre dhe të bashkohen përpara zgjedhjeve në koalicion për të mundur maxhorancën qeverisëse.

“Partitë e opozitës të bëjnë përpjekje që të rriten secila me atë habitatain e tyre ku janë. PD zyrtare me këta mbështetësit e vetë, 100 e ca mijë vota që doli në 14 maj, si dhe shumë të tjerë që nuk kanë dalë, po ashtu opozitat e tjera të bëjnë përpjekje të konsolidojnë mbështetjen e tyre dhe me afrimin e zgjedhjeve të ulen për një marrëveshje elektorale si opozitë plurale. Unë opozitë unike nuk shoh për momentin”, tha Zogaj i ftuar në Euronews Albania.

 

bashkimi i pd preÇ zogaj

Lini një Përgjigje