TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2023, 13:50

Grekët nuk gjejnë qetësi për Fredi Belerin, Dendias shton kërcënimet: BE s’duhet të tolerojë shkelje të shtetit ligjor

Shkruar nga Pamfleti
Grekët nuk gjejnë qetësi për Fredi Belerin, Dendias shton
Ministrja Olta Xhaçka me homologun grek Nikos Dendias

Pas Olta Xhaçkës, edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka zbardhur detaje nga takimi me homologen e tij shqiptare në Bruksel, ku në fokus të bisedimeve ka qenë burgosja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Në një intervistë për televizionin Ant1, ai u shpreh se zgjatja e paraburgimit të Fredi Belerit, bie ndesh perceptimin europian të shtetit të së drejtës.

Sipas tij jo vetëm Greqia, por por as BE s’do të tolerojë nga një vend i Evropës shkelje të shtetit ligjor.

“Ministria e Jashtme ka dhënë një njoftim zyrtar. Zgjatja e paraburgimit, bie ndesh me perceptimin europian të shtetit të së drejtës. Por ka edhe gjëra që nuk thuhen në publik. Takova edhe homologen time shqiptare dhe i thashë gjithçka që shumëkush kupton se duhet t’i thosha. Ne nuk duam të vendosim askënd në pozitë të vështirë, por nga ana tjetër jo vetëm qeveria greke, por edhe BE nuk do të tolerojë shkeljet e shtetit ligjor nga një vend në Evropë.”, tha ministri Dendias.

Ai theksoi se duhet të ketë drejtësi të pavarur dhe se “është gjithashtu për të ardhur keq që ndodhi kjo sepse marrëdhëniet greko-shqiptare në këtë periudhë shënuan një përparim të jashtëzakonshëm”.

Ndërsa ministrja OIta Xhaçka në reagimin e saj për qëndrimin e Shqipërisë për çështjen “Beleri”, theksoi se kjo nuk është as çështje politike dhe as çështje e të drejtave të njeriut, por e respektimit të ligjit për çdo qytetar shqiptar.

Ministrja theksoi se për rastin e arrestimit të kandidatit fitues të Bashkisë Himarë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Belerit, kemi të bëjmë me një çështje që i përket gjyqësorit dhe nuk ka vend për ndikime politike nga brenda apo jashtë Shqipërisë.

 

fredi beleri dendias xhaçka

Lini një Përgjigje