TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2023, 12:03

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Berishës, nis mbledhja e Këshillit të Mandateve

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Berishës, nis mbledhja e

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

Ish-kryeministri vetë ka refuzuar të paraqitet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, ndërsa ndodhet në protestën që po zhvillohet njëkohësisht jashtë godinës së Kryesisë së Kuvendit.

Berisha përfaqësohet nga dy avokatët e tij, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj.

Ndërkohë, në mbledhje ndodhen edhe dy prokurorët e SPAK që kanë kërkuar heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit në Kuvend, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Nga opozita është vetëm deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj

Nga ana tjetër, Berisha ka nisur një protestë teksa refuzoi të merrte pjesë në mbledhjen e Këshillit ku pritet të jepet vendimi për heqjen e imunitetit nga Kuvendi.

Mësohet se rreth 700 efektivë policie janë lokalizuar përpara ambienteve të Kuvendit me qëllim mbarëvajtjen e protestës, përfshirë efektivë të policisë së Tiranës dhe të FNSH.

Raportohet se afër Kuvendit janë vendosur kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente.

Vetë ish-kryeministri Sali Berisha doli në një deklaratë për shtyp para protestës dhe bëri me dije se nuk do të marrë pjesë në atë mbledhje, që sipas tij poshtëron Kuvendin.

Në përbërje të Këshillit të Mandateve është kryeparlamentarja Lindit Nikolla dhe 4 deputetë të PS, ndërkohë që në pikëpyetje është prezenca e deputetëve të opozitës, për shkak se për 4 nga 5 ndaj tyre është marrë masa e përjashtimit.

Bëhet fjalë për Gazment Bardhin, Greta Bardeli, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi, të cilët i janë bashkuar aksionit të mbështetur nga Sali Berisha për moslejimin e zhvillimit të komisioneve parlamentare dhe seancave plenare deri në plotësimin e kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore.

Lini një Përgjigje