TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2023, 12:00

Meta braktis Berishën në betejën me SPAK, çon Vasilin te protesta para Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti

Meta braktis Berishën në betejën me SPAK, çon Vasilin te

Ajo që bie direkt në sy është pikërisht mungesa e Ilir Metës në protestë.

Ashtu edhe siç ishte njoftuar, ish-kryeministri, Sali Berisha ka lënë selinë blu dhe i është bashkuar protestës së thirrur nga vetë ai, para Kryesisë së Kuvendit.

Në protestë, Berisha shihet pranë nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Patrit Vasili dhe deputetit të PD, Oerd Bylykbashi. Ajo që bie direkt në sy është pikërisht mungesa e Ilir Metës. Kreu i PL, ka braktisur 'bashkëvuajtësin' e tij Berisha pikërisht në ditën e tij më të vështirë, ku rrezikon mandatin e deputetit dhe arrestimin nga SPAK. 

Meta i frikësuar nga SPAK, ka vendosur të mos e sfidojë këtë të fundit dhe të qëndrojë indiferent. Ka çuar Vasilin 'sa për t'u larë' përballë aleatit të tij.

Kujtojmë që në orën 12:00, Këshilli i Mandateve nis mbledhjen për heqjen e imunitetit të Berishës, pas kërkesës së SPAK. Berisha konfirmoi se nuk do të merrte pjesë në mbledhje, por do të përfaqësohej nga avokatët e tij.

Në protestë po ashtu është edhe vajza e ish-kryeministrit, Argita Malltezi.

 

protesta berisha ilir meta

Lini një Përgjigje