
Në Këshillin e Mandateve kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e Berishës do e mbrojnë prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Milloani.
Këta janë dy prokurorët që po hetojnë aferën e dosjes “Partizani” më 21 tetor 2023 kërkuan masën e sigurisë për Sali Berishën detyrim me paraqitje dhe ndalim të udhëtimit jashtë.
Pas refuzimit të Berishës për ta zbatuar kërkojnë ashpërsimin e masës së sigurisë por më parë duhet të marrin autorizimin e Kuvendit.
Mbledhja është caktuar të nisë në orën 12:00.
Lini një Përgjigje