TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2023, 11:32

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Berishës, Enkelejd Alibeaj shkon në Këshillin e Mandateve

Shkruar nga Pamfleti
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Berishës, Enkelejd Alibeaj shkon
Enkelejd Alibeaj

Por ndryshe nga të tjerët, Enkelejd Alibeaj hyri nga porta kryesore e kryesisë që ndodhet përballë kryeministrisë, dhe jo nga dera e pasme ku zakonisht hyjnë deputetët për mbledhjet e komisioneve.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është paraqitur në kryesinë e Kuvendit ku dhe këshilli I mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

Por ndryshe nga të tjerët, Enkelejd Alibeaj hyri nga porta kryesore e kryesisë që ndodhet përballë kryeministrisë, dhe jo nga dera e pasme ku zakonisht hyjnë deputetët për mbledhjet e komisioneve.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të shkojë në mbledhjen e Këshillit të Mandatave , i cili do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e tij.

Berisha sulmoi drejtësinë dhe prokurorët duke i cilësuar si larot e Ramës, që kanë shkelur Kushtetutën.

Nga ana tjetër, Berisha ka organizuar sot një protestë para Kryesisë së Kuvendit.

enkelejd alibeaj këshilli i mandateve arrestimi i sali berishes

Lini një Përgjigje