TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2023, 10:28

Afera ‘Partizani’, Berisha nuk paraqitet për herë të katërt në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Afera ‘Partizani’, Berisha nuk paraqitet për herë të

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur për të katërtën herë pranë oficerit të policisë gjyqësore, për të firmosur në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Kjo është e hëna e tretë e këtij muaji, ditë në të cilën Berisha e ka për detyrim të paraqitet përpara OPGJ.

Kjo e hënë, përkon dhe me mbledhjen e Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve që mbahet në orën 12.00, ku do shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës. Ndërkohë, jashtë ambienteve të Kuvendit Rithemelimi ka organizuar protestë.

Berisha ka ftuar qytetarët dhe demokratët në protestë, ndërsa ka theksuar se ky tubim është thirrur nga opozita. Ai ka pohuar se protesta nuk ka lidhje me vendimin që pritet të merret për fatin e imunitetit të tij.

“Nuk protestojmë për personin, por protestojmë strikt për grushtin e shtetit brenda shtetit që po bën Edi Rama duke marrë pushtetin e parlamentit. Këto protesta do të jenë të pandërprera tani. Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër”, thotë Berisha.

Ish kryeministri Sali Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe ndaj tij është ekzekutuar masa e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

 

berisha spak partizani

Lini një Përgjigje