Argita Berisha është shfaqur sot në Kryesinë e Kuvendit për të protestuar, ndërsa Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.
Dalja e shpeshtë në publik e Argita Malltezi, ka nisur dhe një debat nëse do të jetë ajo pasardhësja e Sali Berishës në Partinë Demokratike.
Vetë Berisha ka deklaruar se pas votëbesimit, do e drejtojë ai selinë blu edhe nga qelia.
Në një kohë që Sali Berisha ka deklaruar se nuk do jetë pjesë e Këshillit të Mandateve, pritet që vendimi për ‘fatin’ e tij të vendoset me votat e socialisteve dhe deputetëve të PD-së, të cilët janë anëtarë të këtij këshilli.
Kujtojmë, që po ashtu, edhe bashkëshorti i Argitës, Jamarbër Malltezi është në hetim nga SPAK për aferën Partizani.
Lini një Përgjigje