TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Janar 2026, 20:44

“Shërbëtor sionist”/ Ankaraja acarohet me Ramën pas vizitës në Izrael

Shkruar nga Pamfleti
“Shërbëtor sionist”/ Ankaraja acarohet me Ramën pas
Rama në parlamentin izraelit

Vizita e Ramës në Izrael shkakton reagime në rrjetet sociale dhe mediat turke...

Vizita e Edi Ramës në Izrael, me fjalim në Parlamentin izraelit dhe takim me Benjamin Netanyahun, ka krijuar një tension të dukshëm në marrëdhëniet me Ankaranë. Në një kohë kur shumica e liderëve botërorë kanë shmangur publikisht Tel Avivin për shkak të ofensivës ushtarake në Gaza, Rama shfaqet si i vetmi kryeministër evropian që merr pjesë fizikisht në forumin izraelit për luftën kundër antisemitizmit.

Në Shqipëri, pjesë e komunikimit zyrtar ishte fakti që firma izraelite në fushën ushtarake dhe teknologjike po zgjeron investimet në vend, duke u bërë një partner i rëndësishëm ekonomik dhe strategjik, në disa sektorë edhe para investitorëve turq që historikisht kanë pasur prani të fortë në tregun shqiptar.

Në media turke, përfshirë disa kanale të afërta me pushtetin, nuk kanë munguar shkrime kritike dhe mallkime publike ndaj kreut të qeverisë shqiptare. “Shërbëtor sionist” dhe “tradhtar” janë vetëm disa nga etiketimet që i bëhen Ramës në rrjete sociale, teksa disa analistë të lidhur me AKP-në e përshkruajnë Shqipërinë si një vend që “po pranon rolin e satelitit të Izraelit në Ballkan”.

“Shërbëtor sionist”/ Ankaraja acarohet me Ramën pas
Reagimet në "X", përkthyer me "Google Translate"

Ky zhvillim bie në kontrast të hapur me qëndrimet e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, i cili më parë ka deklaruar se Izraeli duhet të konsiderohet armik, duke e kritikuar publikisht për operacionet ushtarake në Gaza dhe për mosrespektim të standardeve ndërkombëtare. Kur inauguroi xhaminë e Namazgjasë, Erdoğan kërkoi publikisht që Shqipëria të adoptonte një linjë më kritike ndaj Tel Aviv‑it, një ftesë që Rama nuk e ndjek në këtë rast.

“Shërbëtor sionist”/ Ankaraja acarohet me Ramën pas

Në këtë prizëm, marrja e anës nga Rama perceptohet në disa qarqe si vënie në sfidë e ekuilibrave diplomatikë me Turqinë, një akt që mund të komplikojë më tej raportet personale dhe institucionale mes dy liderëve që historikisht janë paraqitur “vëllezër politikë”. Erdoğan ka qenë shpesh një aleat i rëndësishëm për Ramën në momente të vështira, përfshirë ndihmat pas tërmetit, mbështetjen për investime të huaja dhe zhvillime strategjike, si edhe ndihmën në projekte infrastrukturore si ndërtimi i spitalit në Fier.

“Shërbëtor sionist”/ Ankaraja acarohet me Ramën pas

Megjithatë, përgjigja e Ankarasë në drejtim të vizitës së Ramës tregon një ndryshim të mundshëm në dinamikën e lidhjeve rajonale: ndërsa Turqia ruan retorikë kritikese ndaj Izraelit dhe mbështet qëndrime më të forta pro‑palestineze, Shqipëria duket se po zgjedh të çojë marrëdhëniet me Tel Aviv‑in përpara, duke e trajtuar atë si një partner të ri ekonomik dhe strategjik, edhe në fusha të ndjeshme si teknologjia ushtarake. /Pamfleti

izrael erdogan rama

6 Komente

  1. S
    Sateri

    Shqiperia eshte vend I pavarur e s'ka pse merr doren e Turqise apo shteteve te tjera per aleancat e saj. Po keshtu asnje bese nuk I eshte dhene Turqise, per tu njehsuar me qendrimet e saj politike. Cdo shtet e perdor politiken ne mbeshtetje te interesave te vet

    1. R
      Roku

      Jam kurioz nese do bente izraeli garantin e shqiperise perballe kercenimeve te huaja qe i kemi tek dera..

    2. A
      Arbi

      Turqia do bënte mirë tu ruaj për vete lotet e krokodilit sa i përket Palestines, njohësit e politikes se fsheht nderkombëtare e din mirë se si qendron Turqia karshi Izraelit. Turqia dhe ata qe mundohen të na shesin moral Islamik për te ashtuquajtur vlllezer islam, ti kthejn njlher syt nga vetja për atë qe bëjnë kunder popullit të pambrojtur kurd. Sa i përket Shqipëris Turqia nuk ka as të drejt politikie e aq ma pak morale ti kërkoj diqka Shqioëris,përveqse ti bie në gjunjë e ti kërkoj falje për 500 vite vrasje përsekutime terror shtetëror, mos mendojn këta tellalla qe qirren këtu në rrjete sociale se populli shqiptar i ka harruar këto. Shqipëria është shtet i lirë dhe i psmvarur nuk është më " vilajet" i Osmanlive , pastaj populli Shqiptar asnjëher në Histori nuk e ja vu besimin fetar mbi qështjen kombetare dhe mos harroni Populli Shqiptar ka tri konsesione fetare. Shqiptaret andaj janë vëllëzer vetem me Shqiptar asnhëher me turq, as kan qen dhe sdo të jen kurr. Ne kemi tani mardhënje të mira ndershtëterore pra miqësore por jo vëllazerore, ato i ka Shqipëria vëtem me vëllezërit Kosovar

      1. L
        Luan

        Po afrimi me grekun dhe me Izraelin po e tensionojnë mardhënien me Turqinë

        1. T
          Tironci

          Nuk eshte ceshtja nese te kenaqim ose jo Turqine. Turqia nga ana e saj investon ne Serbi industrine kurse ne Shqiperi investon xhamine por problemi eshte sikurse e thote dhe ky Qorri qe Shqiperia paska ratifikuar bashkupunimin me gjykaten nderkombetare ne Hage. Sipas kesaj marreveshje Shqiperia eshte e detyruar te arrestoje dhe dorezoje Bibin ne kete gjykate nese ai psh viziton Shqiperine. Tani takimi i Rames me te nuk duket mire pavarsisht mardhenieve shume te mira qe populli shqiptar ka me popullin izraelit. Rama duhet te shpjegoje si qendron situata qe ai duhej te takohej me Bibin, c'fare interesi strategjik u arrit.

          1. x
            xhexhe

            nuk urrejme nje popull ,por politiken sioniste,vrastare te te pafajshmeve ,duke perdorur sebepe te krijuara vete,nepermjet poshteresive subversive

            Lini një Përgjigje