
Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik, Orjola Pampuri ka folur në "Të Pashoq" për pikat kryesore të programit politik. Ajo flet për listën e Tiranës, teksa kërkon hapur votën e qytetarëve dhe me meritokraci, pa u fshehur pas listës së sigurt të kryetarit dhe beson në betejën e saj.
Si nisi bashkimi me Luzim Bashën dhe largimi nga PD?
Ne jemi të gjithë në listë të hapur dhe jemi të gjithë për vota ta hapura. Takimet janë shtrirë nga Kamza, Vora, Paskuqani. Kjo është të bësh takime me pensionistët dhe shtesën e mesme që kanë të pakënaqur, dhe duke nxitur meritokracinë. Pikat tona të programit janë mirëqenia e familjes dhe mbështetja për çiftet e reja, 20 mijë euro çdo bebe. Këtë standard kanë vendet e zhvilluara, ky program është më afër vendeve të zhvilluara të BE.
Çfarë problematikash ju rrëfejnë?
Kemi takuar biznesin e vogël që gjatë një ditë hyjnë dhe dalin disa tatimorë. Duke ofruar një taksë të shestë 9 përqind, është një mundësi e mirë, duke ofruar një mundësi për studentët që të shkollohen, mungesa e meritokracisë. Mbarojnë fakultetet dhe nuk gjejnë punë edhe pse janë ekselentë dhe me gjuhë të huaj dhe të trajtuar. Stazh pune prej 1 viti te paguar, duke nxitur subvencione për 30 mijë çifte për të blerë apartamentin e tyre. Të gjitha këto gjenerojnë të ardhura, dhe iu japin mundësi dhe shpresë bizneseve dhe të rinjve të qëndrojnë në vendin e tyre. Realisht nuk ka paga të rritura, është thjesht indenksim. Pension mbi 200 euro dhe bonuse të vazhdueshme, të gjitha këto janë një mundësi. Shqiptarët paguajnë sistemin shëndetësor dhe nuk përkthehet në shërbim. Këto janë pikat në programin e Koalicionit Euroatlantik.
Lini një Përgjigje