
Edi Paloka, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, i cili garon në listën e mbyllur për deputet në qarkun e Tiranës, ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale, takimet e Kryeministrit Edi Rama në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
Referuar takimit të zhvilluar pasditen e së mërkurës me të rinjtë dhe të rejat në Tiranë, Paloka shkruan se në rradhët e Rilindjes paska rënë sërish Covidi.
“Tek “rilindja” paska ra Covidi prapë! Një karrige po e një karrige jo. Distancë Covidi që të duken shumë! E kanë braktisur palloshin, as administrata me lista e me detyrim nuk i shkojnë më!
Po me sondazhet e car.boleve jemi yll!”, shkruan Paloka.
Lini një Përgjigje