
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me demokratët e njësisë administrative numër 5 në Tiranë.
Lideri demokrat prezantoi kandidatët për deputetë dhe programin e qeverisjes së “Aleancës për Shqipërinë Madhështore".
Ai tha se “mbarë kombi i ka sytë te zemra e Shqipërisë, tek Tirana”. Berisha u shpreh se tre kandidatët Elisa Pajaziti, Ilda Zhulali dhe Akil Kraja, pas shkollimit jashtë vendit u rikthyen në Shqipëri.
“Për këtë përkushtim të jashtëzakonshëm, që dëshmoni në këto momente historike për fatet e Shqipërisë, për fatet e kombit, për ekzistencën e këtij kombi si një komb me të ardhme. Mbarë kombi shqiptar i ka sytë te ju, i ka sytë te Tirana, e cila është zemra dhe truri i kombit.
Unë kam shumë nder dhe kënaqësi, të paraqes sot përpara jush tre përfaqësues të shkëlqyer, dinjitoz, tuajin dhe qytetarëve të Tiranës. Dy zonja të nderuara dhje një zotëri.
Zonjën Elisa Pajaziti, e rritur jashtë Shqipërie, e shkolluar dhe e mirëvendosur në botën akademike ku jeton, por thirrjes së vendit të vetë, të kombit të vetë, iu përgjigj, la çdo gjë dhe erdhi me vullnetin më të mirë, për t’ju përfaqësuar ju në Parlamentin shqiptar.
Zonjën Ilda Zhulali, një nga vajzat, nënat, motrat, bashkëshortet shqiptare, që u shkollua jashtë, por zgjodhi që të gjithë projektin e saj t’ia kushtojë Shqipërisë. Të kthehet dhe të luftojë për ëndrrën e saj.
Akil Kraja, një përfaqësues dinjitoz i brezit të tij, i cili pas shkollimesh në shkollat më të mira, ofertat më të shumta, zgjodhi Shqipërinë, zgjodhi Partinë Demokratike dhe të tre këta, po të themi të vërtetën, vullnetet më të para, agresionet ndaj PD-së, qëndruan në këmbë në një betejë që tashmë i bën nder çdo shqiptari, çdo demokrati”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje