TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2025, 19:16

“Jam misionar”, apeli i Berishës për diasporën: Mos fotografoni votat, mbështesni ndryshimin

Shkruar nga Pamfleti

“Jam misionar”, apeli i Berishës për diasporën: Mos

Kreu demokrat, Sali Berisha, i ka drejtuar një apel shqiptarëve që votojnë me postë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, që të mos fotografojnë votat dhe të mbështesin ndryshimin.

E ndërsa janë nisur edhe 111 votat e para nga Diaspora, Berisha u shpreh se ata duhet të votojnë për ndryshimin, të votojnë këtë vit, që është viti i tyre për tu ndarë me këtë të keqe të madhe, që po e zbraz dhe po e shkreton Shqipërinë.

Ju bëj thirrje, refuzoni dhe mos bëni asnjë fotografi të votës tuaja, sepse ju duhet të jeni qytetarë të mirë të vendeve ku jetoni. Dhe në vendet ku jetoni dënohet me ligj fotografimi i votës.

Prandaj mos zbatoni kodin dhe kërkesën e këtyre mafiozëve të cilët duan të ju kontrollojnë vullnetin tuaj, qëndroni njerëz të lirë, shqiptarë dinjitozë dhe votoni për ndryshimin.

Votoni me 11 maj për të përmbushur atë mision historik që u ka rënë gjeneratës tuaj, përmbysjen e një diktature të dytë.

Që të gjithë ne në këtë fushatë, mbi të gjitha jemi misionarë.

Secili prej jush me votën tuaj, jeni misionarë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrënim, nga ky pakësim i frikshëm, nga ky shpopullim dhe varfërim

Sali Berisha është një misionar, është njëri prej jush.

Kam marrë këtë mision me vendosmërinë më të madhe, jo për pushtet, absolutisht, as për para. Por kam marrë këtë mision së bashku me ju, për të patur një të ardhme tjetër të re, për ata djem e vajza që janë këtu, që ata të qëndrojnë këtu. Që këta të qëndrojnë këtu.

Ëndërrën e tyre shqiptare ta ndërtojnë në Shqipëri dhe të mos e eksportojnë në dhena të tjera”, tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje