TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2025, 18:48

“Fondet e BE për bujqësinë ua dha Xhaçkave të tij", Berisha: Krifca e ka vendin në burg, Rama e bëri këshilltare

Shkruar nga Pamfleti

“Fondet e BE për bujqësinë ua dha Xhaçkave të

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se kryeministri Rama dhe Frida Krifca kanë vjedhur fondet e BE për bujqësinë.

Ish-kryeministri tha se 130 milionë eurot e BE ua dha njerëzve për të ndërtuar vila dhe resorte turistike. Berisha u shpreh gjithashtu se Brukseli i kapi në flagrancë duke vjedhur, ndërsa theksoi se bëri këshilltare Krifcën, ndërkohë që ajo e ka vendin në burg.

“Sot një pjesë e administratës është shushunjë. BE tha për fermerët 130 mln euro. Çfarë bëri Edi Rama? Rama ua dha Xhaçkave të tij, ja u dha njerëzve për të bërë vila dhe për të ndërtuar resorte turistike dhe biznese. Jua dha këtyre që vodhën 130 mln euro, djegësit të Tiranës.

Brukseli i kapi në flagrancë duke vjedhur, i ndërpreu fondin menjëherë dhe vazhdoj studimi për të lëshuar mandat arresti.

Rama, njeriun përgjegjës për këtë që quhet ish ministrja Krifca, e mori direkt këshilltare, çka do të thotë se paratë i kishte vjedhur bashkë me të. Si mund ta marrësh atë këshilltare për bujqësinë, ajo e ka vendin prapa hekurave”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje