TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2025, 16:25

"Nuk kam para për fushatë", Petro Koçi tregon arsyen pse nuk garoi për zgjedhjet e 11 Majit

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk kam para për fushatë", Petro Koçi tregon arsyen

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka folur lidhur me arsyet pse nuk kandidoi për zgjedhjet e 11 majit. Ai shprehet se nuk e ka mundësinë financiare për fushatë, kështu që ka refuzuar të kandidojë për zgjedhjet parlamentare 2025.

“Jemi vërtetë shoqëri me ekonomi kapitaliste, por shoqëria nuk mund të jetë kapitaliste, duhet të jemi sociale. Ky sistem e kthen në marrëdhënie kapitaliste, nuk shkon për një parti të majtë. Luftën me llojin tjetër e bëjnë drejtuesit politikë të qarqeve. Pjesa tjetër e garës është e brendshme. Kjo ka qenë arsyeja që kam qenë kundër sistemit. Pjesa tjetër lidhet me moralin e fushatës. Është e vështirë të monitorohet pastërtia e fushatës.

Në të ardhmen duhet gjetur zgjidhje, që e zbut ashpërsinë e garës individuale.

Sa më i pasur të jetë kandidati ka më shumë shanse të bëjë një fushatës të kohës së sotme. Unë që nuk e kam këtë fuqi financiare më mirë që nuk jam në këtë garë”, tha Petro Koçi për “News 24”.

Lini një Përgjigje