TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2025, 19:34

“Sharra madhështore”, Rama ironizon opozitën: Bufa kënete me kukumjaçka e zhapikë

Shkruar nga Pamfleti

“Sharra madhështore”, Rama ironizon opozitën: Bufa

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, gjatë një takimi me banorë të Tiranës në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, ka vijuar batutat ndaj koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’.

“Shqipërinë nuk e bëjmë madhështore sepse dukemi shumë qesharak kur e themi. Ne Shqipërinë do ta bëjmë anëtarë të BE-së, kaq”, tha Rama.

Në vijim ai shtoi “parapërfytyroni sikur nga ana tjetër të mos ishte një buf kënetë me lloj lloj kukumjaçkash e zhapikësh, por të ishin normal. Boll fakti  i një ndërrimi dore dhe humbja e 6 muajve kohë për ta ribërë gjënë nga e para, mbaroi filmi nuk mbyllen negociatat në 2027 se nuk ka kohë”.

“Nëse nuk mbyllën negociatat në 2027 historia mund të zvarritet. Sikur të ishin njerëz normal, të ishte një alternativë normale.

Po mund të jetë  normale një alternative që nuk ka fare turp të thotë do bëjmë Shqipërinë madhështore? Ju duket normale ju?!

Çfarë do bëjnë madhështore? Shqipërinë nuk e bëjmë madhështore sepse dukemi shumë qesharak kur e themi.

Ne Shqipërinë do ta bëjmë anëtarë të BE-së, kaq. Pastaj gjëja bëhet edhe me qesharake. Shkojnë në Peqin thonë do ta bëjmë Peqinin madhështor, e kështu me radhë. Histori komplet qesharake. Ne na duhet të jemi të bashkuar, të shohim drejt dhe të mbyllim negociatat e anëtarësimit”, tha Rama.

Në vijim ai e konsideroi si qesharake sloganin e Partisë Demokratike në këto zgjedhje parlamentare.

"Po a mund të quhet kjo "normale", një alternativë që nuk e ka turp të thotë se do ta bëjë Shqipërinë madhështore?

Si do ta bëjnë madhështore? Shqipërinë nuk kemi nevojë ta bëjmë "madhështore", sepse kjo tingëllon shumë qesharake kur e themi. Ne, Shqipërinë, do ta bëjmë anëtare të Bashkimit Evropian. Kaq.

Pastaj, gjëja më qesharake: shkojnë në Peqin dhe thonë "do ta bëjmë madhështor", do ta bëjmë Pukën madhështore, Maliqin madhështor, Sharrën madhështore... Histori komplet qesharake.

Neve na duhet të jemi të bashkuar, të shohim drejt dhe të mbyllim negociatat e anëtarësimit",-tha Rama.

 

 

Lini një Përgjigje