TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2025, 19:45

11 maji, Rama të rinjve: Dua 8 vota nga secili prej jush, mos i shikoni me sy të dashurit nëse nuk na votojnë

Shkruar nga Pamfleti

11 maji, Rama të rinjve: Dua 8 vota nga secili prej jush, mos i shikoni me

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kreu i PS-së, gjatë një takimi me të rinjtë në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë, nuk ka kursyer batutat, teksa ka kërkuar që çdo i ri dhe e re që mbështet PS të sigurojë 8 vota nga shokët e shoqet.

Ju që jeni këtu nuk diskutohet që votoni Partinë Socialiste. Por ajo që unë kërkoj nga ju është që secili të sigurojë edhe 8 vota më shumë, pra me shokët e shoqet tuaja, siguroni që 3 të lëkundur, 3 që mund ti zërë gjumi, këta janë kryesisht çunat, dhe dy nga pala tjetër, bindini që të votoni për ne”, tha Rama.

Në vijim kreu socialist po përmes batutave tha se ata të palës tjetër janë mërzitur shumë se unë kam thënë diku që bindni edhe të dashurin apo të dashurën, edhe pse mund të jetë me palën tjetër që të votojë për PS-në në 11 maj.

“Vota në 11 maj nuk është thjesht votë për PS-në, por është votë për Bashkimin Europian. Duke na votuar ne, do t’i bëjnë nder edhe vetes së tyre, pasi do të shkojnë në BE si qytetarë europianë.

Nëse ata janë të lëkundur tolerojini, nëse thonë se do votojmë për bufin e kënetës, lërini, mos i shihni me sy, dënojini, mos ja varni farë. Pastaj po qe se i doni aq shumë sa të ktheheni prapë tek ata lërini ca kohë të pendohen dhe kthehuni kur tju japin fjalën që nuk do ta përsërisin më atë gabim.

Por ai gabim ama do tu rrijë mbi kokë gjithë jetën, sepse më 11 maj ne do marrim atë që na takon për ta çuar Shqipërinë në BE. Kur ju të merrni pasaportën në dorë, do thoni e kam dhe unë qepallën time këtu te kjo pasaporta. Kurse ata do shohin pasaportën dhe do thonë “rroftë dashnorja ime se të ishte për mua nuk do futesha kurrë në BE”.

E kam serioze, nuk është për shaka kjo. Na duhet çdo votë, na duhet çdo lidhje të vihet në funksion të kësaj vote. Kështu që fuqinë tuaj tërheqëse mbi ata djem të lëkundur duhet ta vini në dispozicion të atdheut për të votuar në 11 maj për PS”, tha Rama.  

Lini një Përgjigje