
Ka një zhgënjim masiv, sidomos në qarkun Tiranë, për të cilin një material i dërguar në zyrën e Edi Ramës, e nxjerr se mund të ketë një firo më të madhe se në 2021…
Si thotë proverbi se ‘jo çdo metal që shkëlqen është flori’, edhe fushata e zhurmshme e Edi Ramës nuk është entuziaste.
Madje situata është vlerësuar e frikshme dhe dramatike nga këshilltarët e huaj elektoral të Edi Ramës.
Më shumë se ¼ e votuesve të PS-së u ka treguar patronazhistëve se nuk kanë ndërmend të dalin në zgjedhje më 11 maj. Këtë ua kanë bërë të ditur shumë aktivistë, anëtarë e votues historikë të PS-së në disa zona të vendit, por kryesisht në kryeqytet.
Kështu në zonën 7, në zonën 14 dhe në Kombinat, deputetëve socialistë u është përplasur në fytyrë zhgënjimi i socialistëve të thjeshtë.
Siç mësohet nga burime tona Brenda strukturave socialiste, në zonën e Kasharit ishte dërguar si i deleguar Luan Bregasi, por u largua urgjentisht kur viktimat e tij në ‘Birra Tirana’ që janë votues të PS-së thanë se do ta denigronin publikisht. Kjo bëri që Bregasi të largohej me shpejtësi, në momentet e fundit.
Në takimin e sotëm të Cërrikut, Edi Rama përjetoi live protestën e militantëve socialistë për pensionet dhe për farsën e mbështetjes ndaj fermerëve.
Drama e madhe, është se fshati sot është braktisur totalisht nga të rinjtë. Sipërfaqja e mbjellë dhe numri i bagëtive është zvogëluar dramatikisht. E gjithë fabula e rritjes së bujqësisë është një ‘flluskë sapuni’.
Skema e mbështetjes së fermerëve është qesharake. Ndërsa në Kosovë, Maqedoninë e Veriut apo edhe në Serbi, një fermer merr nga 650-1000 euro mbështetje nga shteti për njësi, në Shqipëri mbështetja është vetëm 150 euro, që nuk sjell asnjë rritje në terren.
Paratë e ndara në skemën e AZHBR janë një abuzim i pastër që nuk kanë dhënë asnjë efekt ekonomik në territor.
Të gjitha hetimet e nisura në këtë fushë qoftë nga SPAK, qoftë nga OLAF i Bashkimit Europian kanë treguar se kemi të bëjmë me një skemë korruptive.
Ndërkaq, problemi më i rëndësishëm është ai i legalizimeve. Ku banorëve që jetojnë në prona shekullore nuk u jepen letrat, pasi u kërkohet vazhdimisht t’ia shesin për troje oligarkëve që e kanë më të thjeshtë të nxjerrin dokumentacionet e nevojshme. Ka një zhgënjim masiv, sidomos në qarkun Tiranë, për të cilin një material i dërguar në zyrën e Edi Ramës, e nxjerr se mund të ketë një firo më të madhe se në 2021.
Sipas këtyre materialeve, PS nuk merr më shumë se 17 mandate, edhe pse ndryshe nga 2021 sot ka një opozitë të copëtuar. Kjo vjen ngaqë votuesit socialistë nuk do të dalin në 11 maj, sepse duan t’i japin një mësim arrogancës së pushtetit të Edi Ramës.
Nëse realisht ndodh ky fenomen, do të jetë sinjali më i rëndësishëm i një degradimi politik të partisë së Edi Ramës. I cili në fund të fundit shihet në sondazhe, ku pjesa më e madhe e votuesve socialistë e votojnë për inerci, por edhe se përballë ka Sali Berishën.
E këtu lind pyetja, çfarë do të ndodhë pas 11 majit nëse SPAK hap dosjet e mëdha të abuzimit të Ramës, ku sipas gjasave edhe Sali Berisha do të jetë jo në konfeenca shtypi por në gjykatë.
Sipas të gjitha gjasave, pas zgjedhjeve zë fill revolucioni i vërtetë shqiptar./Pamfleti
Lini një Përgjigje