TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2025, 21:29

‘Vijat e kuqe me Berishën’, Pampuri: Rama do të hetohet për çështjen McGonigal, nuk flet kot Basha

Shkruar nga Pamfleti

‘Vijat e kuqe me Berishën’, Pampuri: Rama do të hetohet

Orjola Pampuri, e cila garon për koalicionin Euroatlantik në Qarkun e Tiranës, tha në ‘Të Pashoq’ se janë disa vija të kuqe që kushtëzojnë bashkëpunimin e këtij koalicioni me atë të drejtuar nga Sali Berisha. Pampuri përjashtoi totalisht bashkëpunimin e koalicionit Euroatlantik me Edi Ramën, për të cilin tha se ai duhet të bëhet gati të hetohet për çështjen McGonigal.

Ju e keni me individin, Sali Berisha është vija e kuqe?

Pampuri: Nëse mbas zgjedhjeve të 11 majit do të shtrohet pyetja e bashkëpunimit, sigurisht me Edi Ramën nuk do të bashkëpunojmë, por ka edhe vija të kuqe për Sali Berishën. Ne nuk mund të zhbëjmë vendimin e 9 shtatorit, atë vendim që çoi në ndarjen e madhe të demokratëve. Ne nuk mund ti themi demokratëve që sakrifikuan gjithçka, që duruan baltën, që ka ndryshuar sot kur nuk ka ndryshuar asgjë lidhur me atë që na çoi në vendimin e 9 shtatorit.

Vija tjetër e kuqe është drejtësia. i vetmi institucion që garanton fundin e pandëshkueshmërisë është SPAK. Ne jemi kundër atij sistemit të drejtësisë që kontrollohej nga politika. Ka një investim të jashtëzakonshëm të BE dhe SHBA ndaj SPAK, ndaj dhe ne kemi mbështetur totalisht SPAK dhe goditjen ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po nëse Berisha largohet si kryetar i PD?

Pampuri: Jemi të gjithë demokratë, nëse bien vijat e kuqe, atëherë pa diskutim që e djathta bashkohet dhe e majta ka nevojë të rinovohet, sepse ka brenda saj njerëz me precedentë. Padiskutim që do të ketë sulme, goditje, kjo as që diskutohet. Fakti që kemi 34 vite në tranzicion nuk është e rastësishme, është një tranzicion i stisur që këto figura të krijojnë ato kështjellat e tyre, të rrinë të mbrojtur. Pa rënë këto kështjella ky vend nuk bëhet.

Ka zëra që Basha do bashkëpunojë me Edi Ramën

Pampuri: Edi Rama të bëhet gati të hetohet për çështjen McGonigal, ai e ka të qartë këtë. McGonigal e mori dënimin e tij, tani duhet të hetohet Rama.  Ardhja e Donald Trump në pushtet na bën të besojmë se kjo çështje do të hetohet deri në fund. Të gjithë ta kenë të qartë se Lulzim Basha nuk e thotë kot atë 7x7 = 313. Ndaj edhe Edi Rama nuk është i qetë, sepse përveç çështjes McGonigal që i duhet të përgjigjet, sepse korruptoi zyrtarin më të lartë të kundërzbulimit të FBI-së, ka edhe çështjen e inceneratorëve. Po ka edhe çështje të tjera, pasi sot në burg janë Ilir Beqaj, Erion Veliaj, Jurgis Çyrbja e plot të tjerë, dhe ato firmat apo vendimet që janë marrë nuk janë firmosur nga ata që janë në burg, por edhe nga Edi Rama.

 

Lini një Përgjigje