TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Prill 2023, 17:45

SHBA mesazh të qartë Celibashit: KQZ duhet të ngjallë besueshmëri, s’mund të përdoret nga të tjerët!

Shkruar nga Pamfleti

SHBA mesazh të qartë Celibashit: KQZ duhet të ngjallë

Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimi Europian i kanë dërguar një mesazh të koduar kreut të KQZ Ilirian Celibashi. Ky i fundit ka bërë lojëra kohët e fundit me regjistrimin e partive, ku bllokoi PD dhe sot duket se i është tërhequr veshi. Ambasadorja e SHBA dhe ajo e BE i shkuan në zyrë, ku ja kanë bërë të qartë se KQZ duhet të jetë institucion serioz dhe nuk duhet të përdoret nga të tjerët.

Ambasada amerikane shprehet se KQZ-ja duhet të ruajë besueshmërinë dhe respektin e arritur deri tani dhe të fokusohet në zbatimin e rekomandimeve të paplotësuara të ODIHR-it.

Sot, më 5 prill, Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann dhe Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim u takuan me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Komisioneri Celibashi i informoi ambasadoret mbi përgatitjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023. Gjithashtu, Komisioneri theksoi përpjekjet e KQZ-së për të garantuar një garë të ndershme, duke përfshirë monitorimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe transparencën për të dhënat financiare.

Dy ambasadoret theksuan se ishte thelbësore për procesin zgjedhor që institucionet si KQZ-ja të lejoheshin ta kryenin punën e tyre pa ndërhyrje dhe se njerëzit duhet të jenë në gjendje të zgjedhin lirisht për kë të votojnë. Ambasadorja Hohmann e lidhi zhvillimin e zgjedhjeve me rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. “Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë është duke u zhvilluar dhe ka përfunduar shqyrtimi i grupimit të parë të kapitujve, ku zgjedhjet janë një komponent i rëndësishëm i bazave. Prandaj, do t'i kushtohet vëmendje e shtuar zhvillimit të zgjedhjeve lokale”, tha Ambasadorja Hohmann.

Dy ambasadoret theksuan rëndësinë e integritetit të kandidatëve në zgjedhje dhe të pasurit e kushteve të barabarta për konkurrentët elektoralë. Ato theksuan se KQZ-ja duhet të ruajë besueshmërinë dhe respektin e arritur deri tani dhe të fokusohet në zbatimin e rekomandimeve të paplotësuara të ODIHR-it.

Komisioneri Celibashi falënderoi BE-në dhe SHBA-në për mbështetjen e tyre ndaj KQZ-së dhe procesit zgjedhor më gjerësisht. Celibashi vlerësoi në veçanti platformën digjitale të financuar nga BE-ja për raportimin e financimit të partive dhe fushatave, zbatuar përmes Këshillit të Evropës.”-thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA në Shqipëri.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka reaguar pas takimit të zhvilluar me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe ambasadoren e BE-së Christiane Hohmann. Celibashi përmes një reagimi në Twitter tha  se në fokus të takimit ishin zgjedhjet lokale të 14 majit. Në këtë takim, ambasadorja e SHBA dhe BE kanë theksuar se këto nuk janë thjesht zgjedhje për pushtin lokal, por test për ecurinë e demokracisë në Shqipëri.

yuri kim shba 14 maji

Lini një Përgjigje