
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin, atje ku dhe pritet që të zhvillojë një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Në takimin me kancelarin Scholz pritet vendoset data për samitin e Berlinit që do të zhvillohet në vjeshtë në Tiranë. Kryeministri Rama do të takohet ndër të tjera me përfaqësues të lartë të biznesit gjerman, ku do të diskutojë mbi perspektivën e Shqipërisë, në kuadrin e zhvillimit turistik rajonal, si dhe rolin bashkëpunues të Gjermanisë në këtë drejtim, përmes investimeve në këtë sektor, si dhe turistëve të saj.
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë gjithashtu Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili çdo vit mirëpret rreth 10 000 ekspozues nga më shumë se 180 vende dhe rajone, mes të cilave do të jetë edhe stenda shqiptare.
Rikujtojmë se para një jave nga Podgorica ku u zhvillua mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, Shqipëri-Mali i zi, Kryeministri Edi Rama tha se në Tiranë do të mbahet samiti i Procesit të Berlinit, por nuk dha një datë specifike. Rama tha se periudha më e mundshme është vjeshta.
Lini një Përgjigje