
Avokati i Partisë Demokratike që përfaqëson grupin e Enkelejd Alibeaj, Rezart Kthupi, ka komentuar situatën e krijuar brenda PD-së pas vendimit të Gjykatës së Apelit dhe kërkesën e Berishës për t’u regjistruar me logon dhe vulën e PD-së në KQZ.
I ftuar në A2 CNN, ai tha se vendimi i gjykatës së Apelit hyn në fuqi menjëherë dhe tentativa e Berishës për tu regjistruar në KQZ me vulën e PD-së përbën një shkelje ligjore.
“Ne kemi thënë gjithmonë që do zbatonim vendimet e gjykatës, ku ka qenë qëndrimi i pjesës legjitime të Partisë Demokratike, ndërkohë që pala tjetër ka nxjerrë pseudo-argumente si ajo që një vendim i Gjykatës së Apelit nuk hyn në fuqi po bëre apel në një shkallë më të lartë. Kërkesa është bërë me logon dhe vulën e PD nga një grup që nuk ka tagrin për ta bërë. Në kuptim të ligjit, kemi të bëjmë me një vepër penale të parashikuar nga ligji 190 i Kodit Penal, falsifikimi i vulave dhe stampave”, tha ai.
Avokati shtoi gjithashtu se grupi i Berishës ka çuar si provë në KQZ vendimin e zotit Zhukri, ndërkohë që një vendim për të marrë formë duhet të ketë vulën e gjykatës. Kështu po vejnë në vështirësi vetë zotin Celibashi, që duhet të bëj kallëzim penal në prokurori, e ka detyrim.
Lini një Përgjigje