TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2024, 16:23

Saliut i digjet mandati, Linda e Parlamentit blindon dyert dhe dritaret

Shkruar nga Pamfleti
Saliut i digjet mandati, Linda e Parlamentit blindon dyert dhe dritaret
Linda e Parlamentit dhe Saliu /

Ndoshta, Babloku ka informacione nga spiunët e tij brenda Foltores, apo nga shërbimet sekrete, se “non- grata” Sali Berisha, ditën e heqjes së mandatit, do i vërsul militantët kundrejt parlamentit...

Më 13 maj 2024, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka shpallur përfundimin e procedurës së një tenderi, që në përmbajtje, duket si shërbim rutinë në mjediset e parlamentit, por faktikisht është masë sigurie e veçantë.

Sipas dokumentit të publikuar, tenderi është me objekt “Blerje dhe vendosje dyersh e dritaresh të blinduara në sallën e parlamentit me, që do vendosen nga kompania “I-2 A” Sh.p.k”

Në këtë procedurë, bën përshtypje afati i kontratës 40 ditë, për vendosjen e dyerve dhe dritareve të blinduara; ngaqë është 10 ditë para mbarimit të mandatit të Sali Berishës, për shkak të mos paraqitjes në parlament prej masës penale “Arrest shtëpie”.

Dyert dhe dritaret e blinduara, duhet të jenë vendosur deri në datën 20 qershor 2024, ndërsa “non grata” Sali Berishës, mandati i deputetit i mbaron më 30 qershor, datë ku plotëson 6 muaj jashtë parlamentit, nëse do vazhdojë të jetë në arrest shtëpie deri atë datë.

Saliut i digjet mandati, Linda e Parlamentit blindon dyert dhe dritaret

Por fakti, që SPAK e GJKKO, kanë vendosur të zgjasin afatin e hetimit edhe pas datës 30 qershor nën masën “Arrest shtëpie”; vendim i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Lartë, krijon bindjen, se Sali Berisha nuk mund të paraqitet në parlament dhe i hiqet mandati.

Këtë bindje, ta krijon dhe fakti, që Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, 10 ditë para se të mbarojë mandati i Sali Berishës, do blindojë dyert dhe dritaret e parlamentit, siç duket si masë sigurie ndaj ndonjë sulmi fizik të “ushtrisë” së Foltores, ditën e heqjes së mandatit.

Ndoshta, Babloku ka informacione nga spiunët e tij brenda Foltores, apo nga shërbimet sekrete, se “non grata” Sali Berisha, ditën e heqjes së mandatit, do vërsul militantët përkundrejt parlamentit./Pamfleti

saliu mandati linda e parlamentit dyert dhe dritaret e parlamentit

Lini një Përgjigje