TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Nëntor 2023, 12:40

Sali Berisha: Rama po bën miqësi me Fatmir Xhafajn për të shpëtuar veten pas largimit

Shkruar nga Pamfleti
Sali Berisha: Rama po bën miqësi me Fatmir Xhafajn për të
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët se kryeministri Edi Rama sipas tij, po kërkon të bëjë miqësi me Fatmir Xhafajn.

Ai tha se Rama po kërkon të bëjë miqësi me Fatmir Xhafajn sepse do të ndryshojë ligjet e përgjegjësisë për shpërdorimin e detyrës.

Ish-kryeministri u ndal ndër të tjera tek pengimin i opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, teksa theksoi se “Komisioni  Evropian, si e zeza në të bardhë ka dënuar mohimin e të drejtave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore”.

"Se cili është interes i Edi Ramës, të mendosh që Edi Rama është i gjithëfuqishëm dhe paska interes për procese politike është vetëmashtrim. Edi Rama  e pa se opozita, kokën e të cilës e korruptoi, e pa se doli jashtë kontrollit dhe u bashkua dhe lindi shpresën. E pa se me një vëllim prej 600 faqesh u faktoj shqiptarëve se ai ka vjedhur zgjedhjet. E pa se Sali Berisha dhe opozita do ta mundin. Po kërkon të bëjë miqësi me Fatmir Xhafajn se do të ndryshoj ligjet e përgjegjësisë për shpërdorimin e detyrës, për të shpëtuar menderen e tij pasi të lërë detyrën. Si mund një njeri të mohoj të drejtat kushtetuese të opozitës. Komisioni  Evropian, si e zeza në të bardhë ka dënuar mohimin e të drejtave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore. Si mundet të bëhen këto. Ky ka tmerr se ka lindur shpresa dhe do ik nga pushteti, e nënshkruan marrëveshja për të pas mbështetje. I ka ardhur fundi. Kurrë nuk mund të shkruhet një marrëveshje të tillë. Unë në betejë jam, nuk ka asnjë të re.", tha Berisha për mediat.

 

sali berisha rama xhafaj

Lini një Përgjigje