TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Nëntor 2023, 12:15

Pakti Meloni-Rama për emigrantët, Berisha zbulon prapaskenat pse u përgatit në mënyrë sekrete

Shkruar nga Pamfleti
Pakti Meloni-Rama për emigrantët, Berisha zbulon prapaskenat pse u
Sali  Berisha

Ish-kryeministri Sali  Berisha thotë se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët është përgatitur në mënyrë sekrete.

Sipas tij, kjo marrëveshje nxit një valë të dëmshme ksenofobie dhe është në kundërshtim të hapur me konventën e të drejtave të njeriut.

“Për PD marrëveshja e djeshme surprizë e firmosur nga Meloni dhe Rama pas një përgatitje sekrete është e dëmshme, e papranueshme për arsyet që vijojnë:

-Marrëveshja nxit një valë të dëmshme ksenofobie
-Marrëveshja që ka firmosur Rama vjen në kundërshtim të hapur me kushtetutën e Shqipërisë dhe

konventën evropiane për të drejtat e njeriut.
PD vlerëson se vendosja e kampeve të refugjatëve në Shqipëri përben shqetësim serioz për sigurinë e qytetarëve.

PD informona me përgjegjësi të plotë partnerët dhe miqtë tanë italiane se firmosja nga Edi Rama është bërë në shërbim të pushtetit të tij të degraduar”, tha Berisha.

 

pakti meloni-rama për emigrantët berisha

Lini një Përgjigje