TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2025, 21:50

Sa mandate synon PD në Tiranë? Kaçaj: Fitojmë 20 deputetë

Shkruar nga Pamfleti

Sa mandate synon PD në Tiranë? Kaçaj: Fitojmë 20

Kandidati për deputet i koalicionit opozitar “Shqipëria Madhështore” që udhëhiqet nga Sali Berisha,  Salvador Kaçaj tha në emisionin “Log”, në News24, tha se listat e PS, të hapura dhe të mbyllura kanë emra me precedentë penalë.

Kaçaj tha se aty janë njerëz anonim dhe me dosje të renda në SPAK, ndërsa lista e PD ka emra me vlera.

“Kjo është aleanca më e madhe, kundërshtari jonë nuk ka asnjë aleancë. Ajo listë e PS është me njerëz anonim. Njerëz me precedent penal, njerëz që kanë dosje në SPAK. PD ka një listë transparente, listë vlerash”, tha Salvador Kaçaj.

I pyetur për synimin e PD në Tiranë, kandidati i PD Salvador Kaçaj tha se synohet të fitohen 20 mandate.

Lini një Përgjigje