
Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i PS-së, ka prezantuar kandidatët për deputetë të kësaj partie në Qarkun e Tiranës, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Rama i ka drejtuar një thirrje qytetarëve me të drejtë vote që në 11 maj të votojnë për PS-në, për Nr.5, pasi në të kundërt do e çojnë dëm votën e tyre.
Kreu socialist u shpreh se nëse në 11 maj nuk votohet PS, atëherë bëhet i pamundur integrimi në Bashkimin Europian.
“Janë dy vende që mund të anëtarësohen shpejt në BE, Shqipëria dhe Mali i Zi. Ky është një moment i rëndësishëm, pasi tashmë edhe BE po mbështet zgjerimin. Pse ndodh kjo? Sepse tani është edhe gjeopolitika, sepse këto janë zhvillimet e Botës.
Për herë të parë yjet e Europës janë bërë bashkë, dhe kjo përputhet me interesin tonë. Ne duam të hyjmë në Bashkimin Europian dhe ky është momenti, por kjo derë nuk do të rrijë e hapur gjithmonë. Ndaj shqiptarët, pavarësisht bindjeve politike, duan të hyjnë në atë derë para se ajo të mbyllet”, tha Rama.
Lini një Përgjigje