TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2025, 16:16

I ulur te shkallët dhe i sulmuar nga militantët e partisë, kur PS-ja refuzonte Ramën si kandidat! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

I ulur te shkallët dhe i sulmuar nga militantët e partisë, kur

Në një kohë kur zërat janë ngritur brenda Partisë Socialiste, sa i takon emrave të zgjedhur për listat e 11 Majit, Rama është munduar ta zbusë situatën duke rrëfyer një rast nga eksperienca e tij personale në nisje të karrierës së tij politike.

Rama ka rrëfyer në një takim me socialistët e njësisë nr. 2 se u pa me skepticizmëm nga brenda vetë partisë në vjeshtën e vitit 2003, kur, pas një muaji anëtarësimi në parti, kandidoi për kryetar të saj.


Ai ka treguar se si ndalohej të hynte në sallat e konferencave, i detyruar shpesh të qëndronte te shkallët, i sulmuar nga militantët dhe drejtuesit që nuk donin ta merrnin aq seriozisht angazhimin e tij në parti.

Lini një Përgjigje