TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2025, 15:18

“O Rame, ca frikacaku je”, Basha vijon ‘flirtin’ me Kryeministrin dhe ‘injoron’ Berishën: Paske fut doktorin për t’më sulmuar!” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“O Rame, ca frikacaku je”, Basha vijon ‘flirtin’ me

Ngacmimet në rrjetet sociale me kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha kanë vijuar edhe ditën e sotme. I ndjerë si i lënë jashtë loje në këtë skenar, Berisha interferoi pak më parë duke thënë ky ishte plan i Ramës për të ndihmuar Bashën.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Bashës, i cili ka reaguar por duke replikuar me Ramën, në tentativë për të lënë Berishën sërish jashtë këtij ekuacioni, nga ku përfitojnë të dy.

Në reagimin e fundit të tij, Basha akuzon Ramën se ka futur Berishën për ta sulmuar, pasi vetë ai është një frikacak që nuk del dot në fushëbeteje.

O Rame, ça frikacaku je mo burrë. Ke vënë doktorin me më sulmu m’u. Ah ça je. U mërzit doktori që i sulmova partnerin. Dil vetë në fushë o burrë, doktori 81 vjeç. Dil vetë në fushë. Thuji doktorit, merrem vetë me Bashën, siç jeni marrë më parë të dy me mu. Ngele duke kërku ndihmë o Rame. Po s’ka derman o Rame se 7 herë 7 bëjnë 313 o Rame”, shkruan Basha.

Lini një Përgjigje