TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2025, 14:04

"Shqipëria në BE brenda 2030-ës"/ Berisha komenton premtimet e Ramës: Mashtrime! 

Shkruar nga Pamfleti
"Shqipëria në BE brenda 2030-ës"/ Berisha komenton
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp ka folur lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai e ka cilësuar PD-në si forcën kryesore që ka udhëhequr Shqipërinë në rrugën e integrimit të institucioneve ndërkombëtare. 

Premtimet e Ramës për integrimin e vendit në BE brenda 230-ës, Berisha i ka quajtuar mashtrime. 

“Në mbledhjen e fundit, Këshilli Evropian në Bruksel i tregoi Ramës të vërtetën, duke refuzuar hapjen e kapitujve të rinj dhe duke mos caktuar asnjë datë për integrimin e Shqipërisë”, deklaroi ai, duke nënvizuar se vendi ka mbetur peng i një qeverisjeje që, sipas tij, nuk respekton standardet e kërkuara nga BE.

Berisha e përmbylli deklaratën e tij duke ritheksuar angazhimin e PD për të rikthyer Shqipërinë në rrugën e vërtetë të integrimit evropian, duke siguruar që reformat e domosdoshme do të realizohen me vullnet dhe përkushtim.

Lini një Përgjigje