TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2025, 13:06

PS 12 vite në pushtet, Rama: Në sistemin e drejtësisë jemi në Epokën e Gurit

Shkruar nga Pamfleti
PS 12 vite në pushtet, Rama: Në sistemin e drejtësisë jemi
Edi Rama

Kryeminsitri Edi Rama gjatë prezantimit të raportit GRECO për luftën anti-korrupsion, tha se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është ende në 'epokën e gurit'. 

Ai theksoi se do realizojë një dallgë të re reformash.

Rama tha e prokuroria dhe policia vijojnë të zhvillojnë intervista , pa audio dhe video.

“Në sistemin e drejtësisë jemi akoma në epokën e gurit. Zhvillojmë intervista në prokurori edhe në polici në fakt, pa audio dhe pa video. Intervistat në prokurori bëhen si në kohën e gurit. Unë të shoh, ti më sheh, unë të pyes, ti më thua dhe unë shkruaj çfarë të dua. Kjo është vënë në pah edhe nga institucionet ndërkombëtare edhe është një nga gjërat që duhet të ndryshojë”, tha Rama.

Ndërkohë, ai ripërsëriti se do të vazhdojë mbështetja ndaj SPAK-ut.

“Ne do ta mbështesim sistemin e drejtësisë, SPAK, GJKKO dhe institucionet e tjera dhe duke shpresuar që më në fund do të bëhet realitet edhe sistemi i menaxhimit digjital të të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor”, tha Edi Rama. 

Lini një Përgjigje