
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka replikuar sërish me kryeministrin Rama, i cili ironizoi duke thënë se në 2021-in, PD ka qenë më e forta që ai ka parë.
Basha vijon me ironinë duke thënë se për herë të parë kryeministri nuk ka gënjyer dhe se zgjedhjet i vodhi ai. Sipas Bashës, kjo ka qenë arsyeja se pse Rama deshi Saliun në krye të PD dhe bëri gjithçka që ta rikthente, pasi vetëm ai e mban në pushtet.
Basha shton kryeministri do pyll me bufa dhe terr për shqiptarët, por i ka bërë llogarit gabim pasi sipas tij 7x7 = 313.
“O Rame, për herë të parë në jetën tënde s’ke gënjy, është e vërtetë. 2021-shi, ishte viti i demokratëve, por jua vodhe ti, prandaj ke dashur Saliun. Se vetëm ai të mban në pushtet. Bone gjithçka që të largohesha unë. Pastaj bone pakt me Saliun, se ti pyll me bufa do Rame, terr për shqiptarët. Por i ke bo llogaritë gabim mo Ram, 7x7 = 313 Rame”, shprehet Basha.
Lini një Përgjigje