
Kryeminsitri Edi Rama në një takim elekoral me qytetarët në Durrës, ka folur lidhur me reformën në drejtësi.
Ai tha se PS i dorëzoi shpatën drejtësisë, duke çarmatosur veten e armatosur një pushtet tjetër. Sipas tij opozita kërkon votë për t'i prerë kokën Altin Dumanit.
"Kepër reformën në drejtësi për luftën kundër korrupsionit përmes institucioneve të drejtësisë pavarësisht problematikave dhe lajthitjeve të herëpashershme të atyre institucioneve, por ne e kemi të ndarë këtë punë që ia kemi dhënë…ja ku është zonja qe drejtësisë dhe këtë shpatën që dem baba dem në histori e ka pas drejtësia në Shqipëri që nga 1912 e ka pas qeveria. Në atë shpatë qeveritë në Shqipëri në daç mbretëri, në daç komunizëm, e kanë lënë pushtetin gjyqësor të çarmatosur, ne i dorëzuam shpatën drejtësisë, i dorëzuam duke marrë përsipër të gjitha kostot e në momentin që shpata ishte në duart tona e trashëguar dekadë pas dekadave pavarësisht ndryshimit të sistemeve iku nga duart tona, çarmatosëm veten dhe armatosëm një pushtet tjetër, i cili e s’ka për detyrë që të godasë që edhe tek ne ngrenë kokën, pse BE është shumë e rëndësishme në këtë mes se pala tjetër thotë sa të marrim votën do ia marrim shpatën drejtësisë dhe gjëja e parë që do të bëjmë është do presim kokën Altin Dumanit, asnjëherë shqiptarët nuk do kenë garancinë e barazisë para ligjit. Edhe ne edhe PS nëse Shqipëria nuk është në BE ndër vite mund të ndryshojë qasje, s’do të rrimë çdo ditë se çfarë bën prokuroria dhe çfarë bën gjykata, ma jep shpatën mbrapsht dhe t’i japim fund këtij muhabeti. Është thelbi i 11 majit, 11 maji është komponenti i interesit personal, nuk ka pas votim veç atyre të 92 që vota të ketë impakt tek çdo person direkt", tha Rama.
Lini një Përgjigje