TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2025, 08:08

Rama pyet ministrin e Brendshëm në takimin e PS: A je nipi i Enver Hoxhës?

Shkruar nga Pamfleti
Rama pyet ministrin e Brendshëm në takimin e PS: A je nipi i Enver
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me shtabin elektoral të Njësisë 1 në Tiranë ka pyetur Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, nëse ai është vërtet nipi i ish-diktatorit, Enver Hoxha.

Hoxha tha se babai i tij nuk është djali i Enver Hoxhës dhe se më shumë bie kushëri me Musine Kokalarin se sa me ish-diktatorin Enver Hoxha.

Opozita vazhdimisht e ka konsideruar Hoxhën nip të ish-diktatorit.

Biseda mes Ramës dhe Hoxhës:

Rama: Ti je ketej nga kjo zonë? Se ti origjinën e largët e ke andej…. Se ty bufi të thotë nipi i Enver Hoxhës. Ore edhe mund të ishe, s’ka ndonjë gjë.

Ervin Hoxha: Dëgjo, të lindësh diku dhe të kesh prindër ato që ke është një gjë që është fakt dhe nuk e ndryshon dot.

Edi Rama: Po ti je realisht nipi i Enver Hoxhës?

Ervin Hoxha: Babai im nuk është djali i Enver Hoxhës. Unë në fakt më shumë se me Enver Hoxhën bie kushëri me Musine Kokalarin. I falet doktorit ky gabim…

Edi Rama: Po ç’doktor mo aman… se e ke ti atë të demokratit, jo liri demokraci…

Ervin Hoxha: E di pse e kam o kryetar se kam qenë pjesë e administratës së tij. Po nuk i falet atij kur hyn te biografitë e të tjerëve. Dhe ketë ngatërresë e bën të qëllimshme. I falet tani se edhe mosha bën të vetën.

a je nipi i enver hoxhës rama pyet ministrin e brendshëm

Lini një Përgjigje