
“Ne do të jemi opozitë në parlamentin e ardhshëm, por votat tona s’do ti bashkojmë me PS dhe PD”, kështu u shpreh kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori.
Sipas tij, nëse mazhoranca nuk do t’i ketë votat për të krijuar qeverinë, Lëvizja “Bashkë” nuk do të jetë pjesë e saj.
“Do të shihni në parlament njerëz të hurit dhe të litarit, por ata s’do të munden ti afrohen “Lëvizjes Bashkë”, tha Arlind Qori në “Open” në “News24”.
Kurse kreu i LZHK, pjesë e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” u shpreh se me PS nuk bashkojnë votat për krijimin e qeverisë. I pyetur nëse do të bashkonte votat me PD, Shehi tha se me PD mund të ishin në një koalicion qeveritar por jo me Berishën.
Lini një Përgjigje