TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2025, 21:28

Berisha dënon arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit: Përpjekje për të lënë Turqinë pa opozitë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha dënon arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar arrestimin e liderit të opozitës Ekrem Imamoglu dhe bashkëpunëtorëve të tij duke e quajtur përpjekje për të lënë Turqinë pa opozitë.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha tha se ky është një akt i rëndë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm.

“Të dashur miq, autoritetet turke kanë arrestuar dje z. Ekrem Imamoglu, kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe kryetar i opozitës turke, si dhe disa bashkëpunëtorë të tij të afërt. Partia Demokratike e Shqipërisë dënon këtë akt të rëndë dhe e konsideron atë si një përpjekje për një Turqi pa opozitë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm”, shkruan Berisha.

Arrestimi i kreut të opozitës turke ka shkaktuar protesta të forta në Turqi, ndërsa presidenti Erdogan e ka cilësuar hipokrite opozitën.

Lini një Përgjigje