TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2025, 07:20

“Nuk ka aferë pronash ku mos ketë futur turinjtë Adiatik Lapaj”/ Shehaj përplaset me Sokon: Kërkoi llogari kryetarit!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk ka aferë pronash ku mos ketë futur turinjtë Adiatik

Kryetari partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, u përplas me Pano Sokon e Nisma Thurje, që bën pjesë në koalicion me “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt për rolin e këtij të fundit në skandalet me pronat në breddetin e jugut të vendit.

Pjesë nga debati në "Mcn Tv":

Agron Shehaj: Ne jemi e vetmja forcë politike që ka mbledhur me mijëra qytetarë në mbështetje të drejtësisë, me mijëra.

Pano Soko: Agron kur mblidhnim ne me mijëra, ti nuk ishe në politikë.

Agron Shehaj: Po ku i ke ato mijëra? Pano, e di ku është problemi juaj? Kërkoi llogari atij kryetarit tënd se si i ka bërë lëmsh, u ka vjedhur pronat qyetarëve në bregdet. E ke pyetur ndonjëherë? Apo të bën përshtypje vetëm korrupsioni i Edi Ramës? Po pronat që po vidhen me investitorët strategjikë?

Pano Soko: Tani ti do të marrësh vesh që mjekët merren me të sëmurët, kur të rritesh edhe pak do të marrësh vesh që shoferi ulet te makina.

Agron Shehaj: Pano, pyete një herë kryetarin tënd për pronat në bregdet, se s’ka aferë ku nuk i ka futur turinjtë...

Pano Soko: Zoti Shehaj je shumë abstrakt.

Agron Shehaj: Nuk ka aferë korruptive që ka të bëjë me pronat në bregdet ku nuk është i përfshirë kryetari i koalicionit ku bën ti pjesë (Adriatik Lapaj). Ti e ke pyetur?

 

Lini një Përgjigje