TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2025, 08:28

Berisha: Statuset e Veliajt kundër prokurorëve i shkruante Rama

Shkruar nga Pamfleti
Berisha: Statuset e Veliajt kundër prokurorëve i shkruante Rama
Kreu i PD, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetet sociale një denoncim të ri në lidhje me statuset që Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, kishte shpërndarë në rrjetet sociale.

Sipas Berishës, këto reagime dhe sulme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve në çështjen e tij, janë shkruar nga vetë Edi Rama dhe zyra e tij.

Në postimin e tij, Berisha publikon dëshminë e një qytetari dixhital, i cili thotë se Veliaj nuk ka pasur dijeni për këto postime dhe se këto janë urdhëruar nga Rama dhe ekipi i tij.

statuset e veliajt kundër prokurorëve i shkruante rama sali berisha

Lini një Përgjigje