
Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka shkarkuar nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi.
Një ditë pas tërheqjes së Erion Veliajt nga urdhri për shkarkimin e saj, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka firmosur dy shkarkime në këtë institucion.
Ristani ka shkarkuar nënkryetaren Sara Goxhaj, e cila në urdhrin e tërhequr nga Veliaj do t’i delegoheshin detyrat e kryetarit. Gjithashtu, Ristani ka firmosur edhe shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë, Alban Dokushi.
Çfarë ndodhi në Bashkinë e Tiranës?
Pas lëvizjeve në Bashkinë e Tiranës, reagoi vetë Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se pas shkarkimit, kishte vendosur ta rikthente Anuela Ristanin në krye të këtij institucioni. Sipas tij, ridelegimi i kompetencave te Sara Goxhaj ishte keqkuptim, pasi ky emër nuk ishte dakordësuar me ekipin drejtues.
Ndërkohë, Ristani në një reagim për një emision televiziv tha se nuk është e besuara Ramës siç është quajtur dhe se komunikimin me kryeministrin e ka pasur për herë të parë kur i është deleguar detyra.
Pas burgosjes së Veliaj, Rama dhe Anuela Ristani, kanë qenë së bashku në disa inspektime dhe inaugurime të punëve të Tiranës.
Lini një Përgjigje