
KAS ka rrëzuar me shumicë votash një ankimim të bërë lidhur me fletën e votimit, ku një nga aleatët e PD-së në koalicionin ‘Shqipëria Madhështore” kishte kërkuar që mbiemrat të ishin me ‘bold’, ndërsa gërmat e përdorura të ishin kapitale.
Ankesa iu drejtua KAS nga Altin Goxhaj i partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë, një prej 25 partive që firmosën marrëveshjen me PD-në e Sali Berishës për zgjedhjet e 11 majit.
“KAS pasi shqyrtoi çështjen me tërësi, me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës ankimor numër 6 datë 19.03.2025 të Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë, lënien në fuqi të vendimit numër 287, datë 18.03.2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zgjedhjet e Kuvendit më datë 11 Maji 2025. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe shpallet në faqen zyrtare të KQZ. Ndaj këtij vendimi mund të shtrohet ankimimi.-shprehet zyrtarisht KAZ në deklaratë.
Lini një Përgjigje