
SHBA ka publikuar raportin për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve, ndërsa në kapitullin për Shqipërinë, i bëhet një skaner situatës, ku shprehet mbështetja për SPAK në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
Raporti evidenton goditjet që SPAK ka bërë jo vetëm ndaj organizatave kriminale, por edhe njerëzve me pushtet, ku veçanërisht përmentet ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili u shpall ‘non grata’ në 2021 nga administrata e Presidentit Joe Biden, ndërsa vijon të trajtohet i tillë edhe nga administrata Trump2.
Duke analizuar procesin e Vetting, raporti i DASH thekson se gjatë 1 viti u shkarkuan 22 gjyqtarë dhe prokurorë, disa prej të cilëve në kontakte me krimin.
SHBA gjithashtu kërkon të luftohet ndikimi i grupeve kriminale në qeveri dhe shoqëri.
“Gjatë 12 muajve para tetorit të vitit 2024, një komision i pavarur shqiptar i mbështetur nga SHBA dhe BE shkarkoi 22 gjyqtarë dhe prokurorë për pasuri të pajustifikuara, me disa shkarkime gjithashtu të bazuara në kontakte me krimin e organizuar.
Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit, për të shtrënguar rregulloret dhe mbikëqyrjen e pastrimit të parave dhe për të luftuar ndikimin e grupeve të krimit të organizuar kudo në qeveri dhe shoqëri.
Ligjzbatimi shqiptar duhet të zgjerojë bashkëpunimin me homologët ndërkombëtarë për të synuar në mënyrë proaktive rrjetet kriminale ndërkombëtare shqiptare.
Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese, të ndjekë udhëzimet rregullatore, të kryejë mbikëqyrje efektive, të përmirësojë bashkëpunimin e zbatimit të ligjit dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe të prokurorëve për t’u përqendruar në korrupsion, pastrimin e parave dhe krimet komplekse ekonomike. Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht reformat e kodit penal të vitit 2016 dhe 2017”, citon DASH
Lini një Përgjigje