TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2025, 18:44

Rama: PS e 2025 është si PD e 1992, nëse votoni kënetën e pësojmë si Maqedonia

Shkruar nga Pamfleti

Rama: PS e 2025 është si PD e 1992, nëse votoni kënetën

Edi Rama, kreu i PS-së dhe njëherazi Kryeministër, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të PS-së në Qarkun e Tiranës, e krahasoi Partinë Socialiste të 2025 me Partinë Demokratike të 1992.

Rama tha se në 1992, shqiptarët votuan për PD-në pasi këtu ishin zhvillimet e gjeopolitikës dhe pavarësisht se jo të gjithë ishin me këtë parti, ata ia dhanë votën PD-së pikërisht për këto zhvillime.

Në këtë kuadër, Kreu i PS-së tha se edhe në 11 maj, shqiptarët pavarësisht se mund të mos jenë me PS-në duhet të votojnë këtë forcë politike, për ti çuar një mesazh Europës. Rama u shpreh se nëse në 11 maj, shqiptarët votojnë ata të kënetës, duke etiketuar kështu koalicionin ‘Shqipëria Madhështore’ që udhëhiqet nga PD e Sali Berishës, do të humbasin shansin për të anëtarësuar vendin në Bashkimin Europian.

Unë nuk diskutoj nëse në 11 maj, Partia Socialiste merr 71 mandate ose jo, pasi 71 mandate i ka të fituara, por ne duhet t’i çojmë Bashkimit Europian një mesazh të qartë se janë në trenin e historisë. Nëse ne nuk përmbyllin negociatat deri në 2027, dera mbyllet dhe ne do e pësojmë si Maqedonia, që çeli negociatat në 2005-ën, dhe sot nuk dihet se kur mund ti hapen negociatat”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje