
Këneta nuk ka shans të votojë. Me këtë mesazh iu drejtua kreu socialist Edi Rama qytetarëve, gjatë një takimi ku u prezantuan kandidatët socialistë për deputetë në Qarkun e Tiranës.
Rama tha se në 11 maj shqiptarët nuk duhet ta hedhin votën te këneta, por as te moçalet e tjera që janë krijuar, aty ngjitur me kënetën.
“E keni vënë re, vërtet udhëtojmë pa viza, por ndërsa kalojmë aty përballemi me atë policin, që presim në rradhë dhe na thonë sa lekë ke me vete, ke prenotuar hotel, sa ditë do rrini, kur do ikësh. Pra ti pa hyrë mirë të thonë kur do ikësh. Ndërsa me atë pasaportën europiane në xhep, ti kalon aty pa pritur rradhën dhe pa të pyetur kush kur do ikësh”, tha Rama.
Në vijim kreu socialist, i ka bërë thirrje qytetarëve që në 11 maj të lenë bufin e kënetës në fatin e vet, ndërsa me votën tuaj, buzëqeshini fatit europian të Shqipërisë.
“Merrni shikoni skuadrën tonë, lista jonë e mbyllur është me njerëz të rinj dhe të reja, ka më shumë gra dhe vajza, dhe ka brenda filozofinë e kësaj skuadre dhe vizionit tonë, si një parti e re. Ne me këtë skuadër kemi bërë një investim për PS 2030.
Shikoni listën e mbyllur të atyre të kënetës. Lista e tyre është si një gropë në pemë, ku rri bufi i kënetës dhe pastaj dalin bufat e vegjël. Kjo është një listë për opozitë, që kur të humbi bufi të mos ketë asnjë aty që ti thotë bufit: boll”, tha Rama.
Lini një Përgjigje