
Komisioni evropian po shqyrton marrjen e “masave të forta mbrojtëse” në lidhje me sundimin e ligjit në traktatet e pranimit të anëtarëve të ardhshëm, por midis 27 vendeve anëtare po fiton shumë terren ideja e pranimit të vendeve të reja pa u dhënë atyre të drejta të plota vote...
Pranimi i anëtarëve të rinj, por pa u dhënë atyre të drejta të plota vote për një periudhë prove fillestare. Ideja e fundit nga disa qeveri evropiane, është ndoshta dëshmia më i qartë e një paaftësie kronike për të përshtatur mekanizmat e “ndryshkur” të vendimmarrjes, të cilët nuk i plotësojnë më nevojat e një unioni, të cilit po i kërkohet të marrë përsipër përgjegjësi gjithnjë e më të mëdha.
“E gjitha kjo tregon njëfarë dritëshkurtësie nga ana e Këshillit, kur është fjala për përgatitjen e BE-së për një zgjerim të ri”, paralajmëron në këtë intervistë Kristof Hilion, profesor i së drejtës evropiane në Universitetin e Oslos.
Duke analizuar se si kapërcimi i unanimitetit për vendimet e ndërmjetme në procesin e pranimit nuk varet nga Traktatet e BE-së, por vetëm nga vullneti politik i anëtarëve aktualë, Hilion shpjegon se disa shtete “janë për arsye oportuniste të gatshme të injorojnë themelet dhe parimet kushtetuese të BE-së”.
Çfarë mendoni për idenë e heqjes së fuqisë së vetos për shtetet e ardhshme anëtare, me justifikimin e mosngarkimit të mëtejshëm të procesit tashmë të ndërlikuar të vendimmarrjes në Këshillin Evropian?
Nga perspektiva e ligjit kushtetues të BE-së, mendoj se kjo është një ide problematike për disa arsye. Në thelb, ajo u kërkon kandidatëve aktualë - domethënë, shteteve anëtare të mundshme të ardhshme - të marrin përsipër përgjegjësi që duhet t’u takojnë në fakt shteteve anëtare aktuale.
Kjo ide justifikohet nga dëshira për të parandaluar bllokimin e mëtejshëm të procesit të vendimmarrjes së BE-së nga shtimi i shteteve të reja anëtare. Njëkohësisht, ajo bazohet në supozimin se çdo anëtar i ri do të sjellë pengesa të mëtejshme, kur këto pengesa ekzistojnë tashmë dhe nuk po merren në konsideratë.
Në thelb, kjo do të thotë sanksionim i kandidatëve për diçka për të cilën ata nuk janë përgjegjës, përkatësisht pengimin e anëtarëve ekzistues përmes të drejtës së vetos. Nga perspektiva e rregullave, është paksa e çuditshme që në përpjekje për të zgjidhur një problem me të cilin përballet sot BE-ja, ne po u kërkojmë shteteve anëtare të ardhshme të mos e ushtrojnë atë që do të ishte e drejta e tyre kushtetuese sipas Traktateve të BE-së.
Për më tepër, kjo zgjidhje nuk do të adresonte as rrënjën e problemit. Hungaria, si çdo shtet tjetër anëtar aktual, mund të vazhdojë të vendosë pengesa kudo dhe kurdo që të dëshirojë, ndërkohë që merr vendime që mund të jenë kundër interesave të shteteve të reja anëtare.
Por a mund të jetë ligjërisht e mundur, që BE-ja të ketë anëtarë të ndryshëm me të drejta të ndryshme?
Jo, e gjithë kjo shkel parimin e barazisë së Shteteve Anëtare, të sanksionuar shprehimisht në Nenin 4, paragrafi 2, të Traktatit për Bashkimin Evropian (TBE). Është e vërtetë që disa shtete anëtare gëzojnë disa përjashtime, por në këtë rast do të kishte një ndryshim të konsiderueshëm.
Anëtarët që gëzojnë tashmë disa përjashtime nuk marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes dhe as nuk janë të detyruar të ndjekin rregullat e miratuara brenda atij kuadri specifik politik. Por shtetet e reja anëtare që do t’i bashkoheshin BE-së pa të drejtë vetoje, do të vazhdonin t'i nënshtroheshin vendimeve të marra, pa qenë në gjendje të ushtronin plotësisht të drejtat e tyre.
Kjo ngre gjithashtu edhe problemin barazisë për qytetarët e BE-së, e sanksionuar në Nenin 9 të Traktit të BE-së. Nëse vetëm disa shteteve anëtare u mohohet e drejta për të ushtruar fuqitë e tyre të plota - duke përfshirë refuzimin për të nënshkruar një vendim politik - kjo ka pasoja të drejtpërdrejta mbi të drejtat e qytetarëve të këtyre vendeve, sepse ata nuk kanë përfaqësim të barabartë në procesin e vendimmarrjes.
Për shembull, ndërsa qytetarët italianë do të vazhdonin të përfaqësoheshin plotësisht nga qeveria e tyre - e aftë të ushtrojnë të drejtën e vetos - qeveria shqiptare nuk do të ishte në gjendje t'u garantonte qytetarëve të saj të njëjtat të drejta përfaqësimi në Këshill.
Po sikur kjo masë të ishte vetëm e përkohshme, e futur si një dispozitë e përkohshme në Traktatet e Anëtarësimit?
Këtë herë, gjërat janë ndryshe; nuk ka asnjë dyshim për dispozitat e përkohshme që gjenden zakonisht në Traktatet e Anëtarësimit. Kjo sepse qeveritë e shteteve të reja anëtare do të zhvisheshin nga fuqia e tyre vendimmarrëse sa herë që kërkohet unanimitet në Këshill.
Kjo nuk është vetëm çështje fushash specifike, ku nevojiten rregullime dhe tranzicione për ta bërë të mundur zgjerimin, por më shumë një çështje shumë më strukturore dhe dobësuese për kuadrin kushtetues të BE-së.
Kjo qasje është jo proporcionale me problemin që BE-ja po përpiqet të zgjidhë, sepse sanksionon vetëm disa anëtarë dhe jo të tjerët. Dhe përveç kësaj, çfarë lloj zgjidhjeje do të ishte bërja e kësaj masë të përkohshme?
Nëse e marrim seriozisht zgjidhjen e problemit të pengesave në vendimmarrje, privimi i Shqipërisë, Malit të Zi ose çdo anëtari tjetër të ri nga e drejta e vetos për disa vite nuk do t’i pengojë shtetet e tjera anëtare të vazhdojnë ta bëjnë këtë, ashtu siç po bëjnë tani.
Kësaj i shtohet edhe fakti se pas kësaj periudhe kohore, kur anëtarët e rinj të rifitojnë të drejtën e tyre të vetos, rreziku është që kjo fuqi të bëhet edhe më joshëse, veçanërisht nëse ndërkohë vendimet e rëndësishme merren unanimisht pa këto shtete të reja.
Cili është rreziku për procesin e zgjerimit?
Procesi i zgjerimit, së bashku me reformat e Traktateve, politikës së jashtme dhe të sigurisë, si dhe rishikimin e burimeve të unionit, është një nga fushat ku kërkohet unanimitet.
A do të ishim të përgatitur t’i privonim anëtarët e rinj nga e drejta për të ushtruar plotësisht pushtetin dhe ndikimin e tyre, edhe nëse ato janë shtete anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Evropian?
Për shembull, nëse Shqipëria bëhet shtet anëtar para Serbisë, a mund të privohet Tirana nga e drejta për të shprehur ndonjë rezervë në lidhje me pranimin e Beogradit mbi baza legjitime, siç mund të bënin anëtarët e tjerë të BE-së si Kroacia, Franca ose Gjermania, thjesht sepse në Traktatin e Pranimit është përcaktuar se nuk mund ta ushtrojë të drejtën e vetos?
Nëse nuk lejojmë që anëtarët e rinj të ndikojnë në debatet në Bruksel, përfshirë zgjerimet e ardhshme, sa legjitime do të konsiderohen këto vendime sevropiane në ato vende anëtare?
Pra, duke ua kaluar përgjegjësinë anëtarëve të ardhshëm, a shmangin 27 qeveritë e BE-së mundësinë e kapërcimit të unanimitetit në procesin e pranimit?
Po, por edhe në këtë rast çështja është më e ndërlikuar, dhe në praktikë, nuk zgjidh asnjë problem. Në kontekstin e zgjerimit, ashtu si në reformën e Traktateve, jo vetëm që kërkohet unanimiteti në Këshill në një pikë të caktuar të procesit, por edhe ratifikimi nga shtetet anëtare sipas ligjeve të tyre përkatëse.
Prandaj, privimi i një anëtari të ri të BE-së nga e drejta e vetos nuk e zgjidh çështjen themelore që bllokon procesin e zgjerimit. Çdo shtet, me ose pa të drejtë vetoje në Këshill, mund të kundërshtojë në fund të fundit vetë procesit vendimin e marrë nga qeveritë e tjera gjatë negociatave me një kandidat, pikërisht duke mos e ratifikuar Traktatin e Anëtarësimit të anëtarit të ri të ardhshëm./Përgatiti Pamfleti
Pse u ka hipur ne koke BE, BE, BE, gjithe kjo Britani i beri mutin Europes me pislleqet e saj e ju vdiqet aman aman!? Kush qe nje shtet i Europes e i botes qe i ferkoi shpatullat Shqiptareve, pervec thikes pas shpine. Pse kaq te eturapo e kini mendjen ta shisni edhe ate 5 pellembe toke qe na ka mbetur? Le qe e kini shitur, ja tere pallatet e objektet qe ndertohen i kane te huajte qe dihen e nuk dihen. Na kini shpikur edhe barcaleta qe mafia e droges Shqiptare e tra la lara me bisht, per te mbuluar mutrat deri ne gryke qe e kini zhytur vendin. Ku jane kelyshet e Romakeve, Bizantineve, Ottomaneve, Napoloneve e sundimtareve te tjere, ku, ne hale. Vetem te mencurit, dijetaret, artistet e gjenite nuk harrohen e cmohen gjithnje lart e me lart megjithese nuk paten pasuri te tundeshme e patundeshme. Pse jemi kaq popull morracak nga trute, pse?