
Dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Dimal e Kuçovë janë përmbytur nga reshjet e shiut.
Deputeti i Partisë Demokratike Eno Bozdo tha se përmbytjet nuk janë më fatkeqësi natyrore, por janë pasojë e drejtpërdrejtë e korrupsionit dhe neglizhencës së pushtetit vendor e qendror.
Ai shton se prej vitesh qeveria raporton punë të bëra vetëm në letra, ndërsa kanalet kulluese mbeten të bllokuara. Bozdo thekson se ky është një tjetër dështim i qeverisë.
Bozdo ngre alarmin për situatën dramatike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme për fermerët e goditur.
“Me dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Qarkun e Beratit, e në veçanti Dimal dhe Kuçovë, tashmë janë nën ujë.
Fermerët po vuajnë përmbytjet jo vetëm si pasojë e motit të ngarkuar, por sepse askush, as bashkitë dhe as qeveria, prej vitesh nuk janë kujdesur të pastrojnë kanalet kulluese.
Edhe më rëndë akoma, paratë janë dhënë, puna shënohet e bërë derisa vjen përmbytja e radhës. Hajdutëria nuk paska fund! Fermerët kërkojnë ndihmë të menjëhershme për zhbllokimin e kanaleve dhe veprave kulluese.
Gjithashtu nevojitet alokimi nga buxheti i financave për të mbuluar humbjet e tyre si pasojë e përmbytjes. Nevojitet që ndihma financiare të jetë brenda këtij viti, e plotë dhe e menjëhershme!”, shkruan ai në Facebook.
Bozdo, ku ishe zv/minister economie. As nuk bzane e as nuk punove.. Hik o surratpetlla, se prej jush Rama eshte akoma ne fuqi sot..