TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Nëntor 2025, 14:50

CDI miraton rezolutën që cilëson Shqipërinë “narko-shtet”, Berisha i falënderon

Shkruar nga Pamfleti
CDI miraton rezolutën që cilëson Shqipërinë
Sali Berisha

Organizata Ndërkombëtare e Demokratëve të Qendrës, CDI, miratoi të dielën një rezolutë sipas të cilës Shqipëria cilësohet si “narko-shtet”.

Lidhur me këtë etiketim, kreu i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij, falënderoi të pranishmit në takimin që po zhvillohet në Brazil dhe shtoi Shqipëria është eksportuesi kryesor i kanabisit në kontinent, ndërsa klanet shqiptare të kokainës dominojnë tregun europian.

Berisha akuzoi qeverinë Rama për lidhje me kartelet e drogës dhe për ndikim të tyre në emërime politike, gjyqësore dhe policore. Ai theksoi se ekonomia po shkatërrohet ndërsa ndërtimi po fryhet nga paratë e pista, dhe se mbi 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi në 10 vitet e fundit.

Ai u shpreh mirënjohës për rezolutën dhe theksoi se PD do të vazhdojë betejën për ta denoncuar këtë situatë deri sa partnerët europianë ta marrin seriozisht kërcënimin.

"Sot, Shqipëria është eksportuesi numër një, eksportues i marijuanës në Europë. Tashmë është droga e Shqipërosë, klanet shqiptare të kokainës që dominojnë në tregun e kokainës bë Europë si dhe diktojnë çmimet e kokainës në të gjithë Europën.

Nëse shikoni ekonominë tonë, ajo është është dëmtuar tmerrësisht nga miliarderë të tillë të drogës.

Ky është prodhimi industrial, prodhimi bujqësor dhe eksportet që po dështojnë vit pas viti. Ndërsa ka një sektor që po lulëzon gjithnjë e më shumë, dhe ky është ndërtimi.

Indeksi i ndërtimit në Shqipëri është tri herë më i lartë se indeksi mesatar i BE-së. Qeveria është e lidhur fortë me kartelet dhe baronët shqiptarë të drogës. Qeveria tashmë është e provuar. Kryeministri priti personalisht krerët e lartë të Sinaloas meksikane, të cilët janë 4 vëllezër shqiptarë. Ai dërgoi një charter special nga Tirana në Aruba për një takim të veçantë me baronët shqiptarë të drogës në Amerikën Latine. Tani, i gjithë ky efekt i këtyre parave të tmerrshme toksike për vendin tim po e shkatërron vendin. Në 10 vjet, vetëm për zonën e BE-së 1,099,000 shqiptarë u larguan nga vendi, pa llogaritur ata që u larguan në rajone të botës.

Së dyti, droga dhe shpërndarësit e drogës emërojnë ministra, deputetët emërojnë gjyqtarë, drejtorë policie. Por cilat janë vështirësitë më të mëdha për ne si opozitë?

Në Europë, askush nuk do të na dëgjojë të flasim për narko-shtetin. Ky është një problem i madh. Ne e bëjmë për hir të kombit tonë, por e bëjmë edhe për hir të kombeve të tjera.", tha Berisha.

cdi miraton rezolutën që cilëson shqipërinë “narko-shtet”

2 Komente

  1. T
    Tironsi

    Kur do vdesi kjo plere, monster e popullit shqiptare.Kjo qenje e neveritshme qe shet popullin shqiptare neper bote, o monster nuk demtohet Rama por gjithe emigrandet shqiptare neper bote qe i shohin si dele e zeze prej monstrave si ti, nongrada ne Shba dhe Uk.

    1. I
      Ilirjan

      Kur do të mbarojnë fjalët? Kur do të heqim dorë nga fjalët,denoncimet lloqet pa bereqet,mbasi u stërlollëm duke i dëgjuar? Deri më sot,fjalë e vetëm fjalë kemi dëgjuar,boll mo! Kur do tja thyeni karrigen këtij K/Ministri i cili nuk ju ka lënë gjë pa bërë,këtë popull e ka katandisur si mos më keq,ndërsa atij nga ju nuk i është futur as edhe një gjëmb në këmbë! As edhe një fije floku nuk keni qënë të zot që të ia hiqnit! Prandaj mbydheni gojën,heshtni dhe bëni punën që duhet bërë! Largojeni nga pushteti një sahat e më parë,këtë mashtrues ordiner,nonën e qindra skandaleve!

    Lini një Përgjigje