TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Nëntor 2025, 21:50

Salianji thirrje qytetarëve: Bashkohuni protestës, korrupsioni ka përmbytur qeverinë!

Shkruar nga Pamfleti

Salianji thirrje qytetarëve: Bashkohuni protestës, korrupsioni ka

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, iu ka bërë thirrje qytetarëve t'i bashkohen protestës së nesërme të opozitës.

Gjatë një takimi me qytetarët në zonën e Kombinatit, Salianji tha se qeverinë ka braktisur qytetarët ndërsa korrupsioni ka përmbytur qeverinë.

Ai shtoi se është koha të shkatërrojmë strukturën e kalbëzuar me në krye Edi Ramën.

“Në Kombinat, qeveria ka rënë, ne duhet ta dëshmojmë! PROTESTO NESËR, E HËNË, Ora 18:00! Korrupsioni ka përmbytur qeverinë, ndërsa qeveria ka braktisur qytetarët. Në vend të zgjidhjeve, menaxhon vetëm skandale, aferat dhe propagandën.

Edi Rama është në krye të një strukture të kalbëzuar që ka shkatërruar Shqipërinë për interesa personale, duke e lënë vendin pa shpresë, pa siguri dhe pa drejtësi. Nuk ka më kohë për të pritur. Nuk ka më justifikime. Koha është për reagim! Koha që Rama të largohet! Bashkohu nesër në Bulevard, ora 18:00!”, shkruan Salianji.

Kujtojmë se ditën e nesërme opozita organizon protestën e dytë para Kryeministrisë, të cilësuar si “Platforma Parlamentare”, me qëllim largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

1 Komente

  1. T
    Toni Estetisti

    Floket i paske mbjellur bukur e mustaqet e mjekren krehur mire, merr edhe dashnoren ate qe e ka trapin si bythe elefanti e buzet si vic e merrni shtetin ne dore per orgji. Por halli eshte qe nuk ju dhjet njeri se u ka dale boja.

    Lini një Përgjigje