TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Nëntor 2025, 20:36

Ish-deputeti Ndoka: Politikanët i frikësohen SPAK-ut, kush ka vjedhur do të ndëshkohet

Shkruar nga Pamfleti

Ish-deputeti Ndoka: Politikanët i frikësohen SPAK-ut, kush ka vjedhur

Ish-deputeti Nard Ndoka tha se politikanëve shqiptarë i ka hyrë frika nga SPAK-u. Ai u shpreh se edhe pse opozita ka thënë që e kontrollon Rama, “koha po vërteton që nuk e kontrollon 100%”.

Nard Ndoka tha gjithashtu se kushdo politikan që ka vjedhur nga taksat e shqiptarëve, meriton të ndëshkohet.

“E vërtetë që kemi thënë se SPAK-un e kontrollon Rama, por koha po vërteton që nuk e kontrollon 100%. SPAK-u e ka një lloj pavarësie, edhe nëse një prokuror i vetëm është i pavarur, ai në të drejtën e tij, integritetin profesional, ai mund të bëjë edhe goditje të tilla. Kështu që, në këtë aspekt nuk mund ta fusim gjithë institucionin. Ka problemet e veta, por ka edhe prokurorë që kanë shkëlqyer me zbatimin e ligjit, me integritetin. Nuk janë sprapsur përballë presioneve politike.

Kështu që, nuk ka 100% të mirë, por ka një institucion që në fund të fundit i ka dhënë njëlloj goditjet. Sepse në qoftë se flasim për një drejtësi të re, ne e kemi parë se tani janë goditur, mirë apo keq, me standarde apo pa standarde, me procedura apo pa procedura... Ne kemi parë që politikanëve tanë i ka hyrë frika. Pra, kush ka futur duart në taksat e shqiptarëve meriton pa diskutim një ndëshkim, kushdo qoftë ai”, tha ai për “A2 CNN”.

1 Komente

  1. R
    Roku

    Ndoke, do fillojne te germojne per tenderat dhe leket qe more kur ishe minister shendetsie.. Jo per gjo, po tani nuk te voton as plaka jote.. Thone qe Rama ta rregulloi gjithe shtepine ne shtet, me kuç e me maç. Te gjithe majmur me rrogat e taksapaguesve dhe paret e korrupsioni..

    Lini një Përgjigje