TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2023, 17:31

Rritja e pagave të deputetëve dhe ministrave, Arlind Qori: Këta paguhen dyfish, familjet në nevojë marrin 50 mijë lekë në muaj

Shkruar nga Pamfleti

Rritja e pagave të deputetëve dhe ministrave, Arlind Qori: Këta

Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Arlind Qori ka reagur në lidhje me vendimin e qeverisë për rritjen e pagave të deputetëve dhe ministrave.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Qori shkruan se Kuvendi nuk është mbledhur asnjëherë gjatë muajt prill dhe maj kur pritej të niste dhe rritja e pagave pasi, sipas tij ata kanë qenë të zënë duke u marrë me fushatë.

Më tej ai shton se deputetët do të paguhen dyfish edhe pse nuk kanë qenë asnjëherë në krye të detyrës.

Sipas Qorit, punëtorët vdesin dhe helmohen çdo javë dhe familjet në nevojë marrin rreth 5000 mijë lekë në muaj.

“Sipas vendimit të djeshëm, rritja e pagave për deputetët do të nisë nga data 1 prill. Gjatë pjesës më të madhe të prillit dhe majit, Kuvendi nuk është mbledhur asnjëherë sepse deputetët kanë qenë të zënë me angazhimin në fushatë për zgjedhjet lokale(!) Kjo amalgamë bjerraditësish, injorantësh, halabakësh, servilësh dhe miliarderësh do të paguhet dyfish edhe pse s'ka qenë asnjë ditë në krye të detyrës. Ndërkohë punëtorët vdesin dhe helmohen çdo javë, pensionistët vazhdojnë të presin 100-200 euro nga Gjermania për të mbijetuar, kurse ndihma ekonomike për familje vjen vërdallë 5000-lekëshit në muaj.”, shkruan Qori.

rritje pagash deputete ministra arlind qori

Lini një Përgjigje